Kroos i kthehet natës së mrekullisë: Ja kur e kuptuam se do të fitonim

11 Maj 2022
19:23
Denis Hakanaj
back button

Toni Kroos, mesfushor i Real Madrid, është kthyer të flasë për fitoren e bujshme të ekipit të tij kundër City-t, duke iu përgjigjur disa komenteve të ardhur në ditët e kaluara gjatë podcast-it Einfach mal Luppen me vëllanë Felix:

“Mund të flasim për atë që ka qenë skuadra më e mirë në 180 minuta, por ajo që na karakterizon me të vërtetë është se nuk dorëzohemi kurrë”, ka thënë Kroos.

“Pas golit të City-t nuk kemi krijuar raste; vetëm në pesë minutat e fundit, pas barazimit 1-1, kualifikimi është rihapur. Besimi nuk mungonte, ishin tifozët dhe në fund ka ardhur goli i dytë. Nga ai moment kemi kuptuar se kundërshtari ishte goditur”.

Sipas Kroos, Real Madrid ka bërë  një “ndeshje me të vërtetë të mirë. City ka patur mundësinë të na eliminojë, mund të kishte shënuar golin e 2-0, që do të na kishte dënuar, por nuk e ka bërë.

“Ka qenë një javë fantastike, ndoshta një nga më të bukurat që nga momenti që kam ardhur te Real Madrid”, ka përfunduar mesfushori gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit