Kroos: Kurrë s’jam ndjerë aq i pafuqishëm, sa në 6-0 kundër Spanjës

25 Nëntor 2020
15:29
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, tha në “podcast” që bën me vëllain e tij, Felix, se asnjëherë në jetën e tij si futbollist nuk ishte ndjerë aq i pafuqishëm sa në humbjen 6-0 të pësuar nga Gjermania kundër Spanjës: “Nëse e rishikoj karrierën time, mund të mos ketë qenë disfata më e hidhur, si ajo në finalen e Ligës së Kampionëve më 2012 (Bayern kundër Chelsea), por ishte më e qartë. Asnjëherë në një humbje nuk jam ndjerë kaq i pafuqishëm”.

Kroos ishte autokritik ndaj disfatës dhe tha se duhen analizuar gjërat e bëra gabim në atë ndeshje specifike: “Ne i bëmë gjërat vërtet keq, ndaj duhet të analizojmë se çfarë shkoi për dreq. Tani do të jetë një fazë e gjatë pa ndeshje ndërkombëtare, e cila është e bezdisshme, por duhet ta shohim si një mundësi. Ne do të përmirësohemi, tashmë e kemi treguar se jemi të aftë për të reaguar”.

I pyetur nga vëllai i tij, nëse ishte ngacmuar nga shokët e skuadrës te Real Madridi për këtë disfatë të rëndë, Kroos e mohoi: “Nuk kishte shaka, përkundrazi, të gjithë u dukën të befasuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit