Kross: Nuk ndjej keqardhje për atë, është vetë përgjegjës për situatën e krijuar

21 Mars 2023
12:56
Telesport
back button

Mesfushori gjerman Toni Kross, në një intervistë për mediat belge, ka befasuar me deklaratën e tij. Ai tha se nuk ndjen aspak keqardhje që kolegu i tij te skuadra Real Madrid, Eden Hazard, nuk po kalon një moment të mirë.

Që kur ka ardhur në Spanjë (viti 2019), sulmuesi belg ka qenë një zhgënjim, duke luajtur vetëm në 73 ndeshje e realizuar 7 gola e 11 asist. Hazard nuk ka arritur të tregojë në La Liga ato që pat bërë në Londër, kur luante me Chelsea.

Nuk ndjej as keqardhje e as mëshirë për Hazard, janë ndjenja të panevojshme për një rast si ky”, tha Toi Kross, që më tej sqaroi: “Më vjen keq për persona që kalojnë momente shumë më të këqija se ky. Nuk mendoj se Eden ka një jetë të keqe këtu në Madrid”.

E vërtetë që për sa i përket anës profesionale po kalon një moment të vështirë, por mendoj se gjithësecili është përgjegjës për situatën e tij. E njoh mirë Eden, flasim shpesh, por ka persona të tjerë për të cilët unë provoj keqardhje”, tha Toni Kross.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit