Kryen testin e parë antidoping pas 3 vitesh, ylli i UFC-së gati për rikthimin në kafaz

11 Maj 2019
15:44
Telesport
back button

Nate Diaz nuk duelon në kafaz që prej vitit 2016, kur humbi revanshin me Conor McGregor. Edhe pse shpesh është përfolur për një rikthim në kafaz kjo gjë nuk ka ndodhur në gjithë këto vite. Gjithsesi, sipas USADA (antidopingu amerikan), ikona e arteve marciale mikse i është nënshtruar së fundi për herë të parë një kontrolli antidoping të kryer prej saj.

Një lajm që konfirmon se 34-vjeçari është pranë rikthimit në kafaz (19 fitore e 11 humbje në karrierë). UFC i ka propozuar një seri duelesh Nate Diaz, por ai gjithnjë ka refuzuar, ndërkohë që vjet pranoi të duelojë ndaj Dustin Poirier në UFC-230. Kjo sfidë u anullua, pasi Poirier u dëmtua dhe Nate Diaz preferoi të mos ngjitet në kafaz.

Gjithsesi, duket se ikona e UFC-së ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të rikthehet, teksa kohët e fundit përflitet për një duel të madh me Conor McGregor. Dy sportistët janë përballur dy herë më herët mes tyre (secili ka nga një fitore) dhe mund të përmbyllin këtë rivalitet me një triologji. Ky test antidoping tregon se Diaz po fillon të lëvizë gurët, pasi po mendon rikthimin në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit