Krymi ndez sfidën: Hebaj nuk shënon, fitojmë ndaj Teutës

24 Nëntor 2020
16:47
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin, pasi nuk njeh asnjë humbje apo barazim nga kampionati apo Kupa këtë sezon. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Teutës në Durrës. Mesfushori Ardit Krymi ka folur për diçka të tillë dhe ka rrëfyer se Vllaznia kërkon fitoren dhe në ndeshjen ndaj durrsakëve.

Tirana – “Ishte fitore shumë e bukur ajo ndaj Tiranës dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë djemtë sepse dhanë maksimumin në atë ndeshje deri në minutën e 97-të të saj. Por festa me Tiranën ka përfunduar që atë natë dhe tashmë jemi të fokusuar maksimalisht tek sfida e radhës me Teutën. Ndeshjet janë shumë të ngjeshura dhe nuk kemi kohë për të gëzuar shumë. Jemi të angazhuar për të dhënë maksimumin edhe nesër ndaj Teutës”.

Kalendari – “Normalisht që me stërvitjen që kemi bërë, na e lejon t’i përballojmë tre ndeshje në javë, por kuptohet që duhet të ruajmë edhe forcat dhe shpresoj të dalim sa më mirë. Duke qenë të gjithë bashke dhe duke dhënë secili më të mirën për Vllazninë, besoj se do ia dalim”.

Grupi– “Sivjet mendoj se grupi është më i bashkuar, ka hyrë një frymë e re tek Vllaznia dhe kjo shihet që në hapat e parë të këtij sezoni dhe mendoj se duke qenë të bashkuar të gjithë bashkë, prej lart dhe deri tek punëtori i fushës, jam i bindur se do të ecim përpara”.

Teuta– “Ne kemi respekt për Teutën, por do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë siç kemi bërë këto tre ndeshjet e kaluara dhe mendoj se do dalim mirë”.

Edi Martini– “Për profesor Edin kam shumë respekt, i uroj gjithë të mirat, por pas ndeshjes tonë. Ne do të hyjmë në fushë për të marrë tre pikët, por kuptohet se futbolli i parashikon të tre rezultatet, por e rëndësishme është të mos dalim pa pikë nga Durrësi”.

Rubin Hebaj– “Ai është lojtar i mire, por Rubini do i shënojë golat pas ndeshjes me Vllazninë”, përfundoi Krymi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit