Kthesë e fortë te Barcelona; Koeman ka disa fjalë për Suarez

17 Shtator 2020
10:57
Alfred Lleshi
back button

Luis Suarez largohet nga Juventusi dhe çuditërisht afrohet me Barcelonën. Nga ana tjetër, sulmuesi uruguajan, që ende ka një kontratë me blaugrana-t, për momentin nuk duket se ka shumë pretendues në horizont. Bardhezinjtë u tërhoqën nga kjo pistë, pasi verifikuan vështirësitë për t’ia marrë Suarezit pasaportën e komunitarit deri në fillim të tetorit, datën e mbylljes së merkatos dhe listave të Champions-it. Këtu nis kthesa e fortë dhe e papritur, e lënë të kuptohet nga Ronald Koeman. Pikërisht trajneri hollandez, që e mori në telefon dhe i tha se nuk është në planet e tij për sezonin e ri, duket si ia hap sërish dyert e qëndrimit.

Në fund të miqësores së luajtur dhe të fituar dje kundër Girona, Koeman nuk e përjashtoi qëndrimin e “Pistolero” në Katalonjë, pavarësisht se sulmuesi uruguajan nuk u thirr fare për këtë ndeshje testuese: “Unë bisedova me të këtë mëngjes. Le të shohim nëse ka ndonjë rrugëdalje apo jo. Ne gjithmonë kemi thënë që i respektojmë kontratat. Nëse Suarez qëndron, ai do të jetë një lojtar më shumë në skuadrën tonë”. Me pak fjalë, e ardhmja e “dhëmbëkafshuesit” është ende për t’u shkruar. Mbetet vetëm të presim edhe disa javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit