Kthesë e madhe, zikaltrit refuzojnë 50 milionë euro për yllin argjentinas

26 Korrik 2021
13:49
Alfred Lleshi
back button

Atalanta nuk e lëshon kollaj Cristian Romero. Klubi i presidentit Percassi refuzoi ofertën e Tottenham prej 50 milionë eurosh për argjentinasin, e cila arriti menjëherë pas preanztimit zyrtar të Pierluigi Gollini te “Spurs”, me gjithë respektin e duhur për Fabio Paratici.

Mbrojtësi argjentinas do të largohet vetëm për shifrën që kërkojnë bergamaskët, përndryshe do të qëndrojë në Bergamo. Lidhur me zëvendësin e Gosens ka një kthesë të papritur, të bërë nga vetë zikaltrit.

Deri dje, gjithçka dukej e përcaktuar për ardhjen e Gianluca Frabotta nga Juve, por Atalanta ka mbyllur me Parmën marrëveshjen për Giuseppe Pezzella. Mbrojtësi në fjalë do të huazohet nga zikaltrit me detyrimin e blerjes përfunimtare, nëse plotësohen disa kushte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit