Kthimi i Domenech, trajneri që ndjek… shenjat e horoskopit

11 Dhjetor 2020
22:16
Denis Hakanaj
back button

Forma fizike. Rendimenti me skuadrën e klubit. Sjellja, brenda dhe jashtë fushës. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, nuk do të jenë vetëm këto kriteret në bazë të të cilëve do të zgjidhet në të ardhmen formacioni i Serbisë.

Jo, do të duhet të shihet edhe kalendari dhe jo ai i ndeshjeve, por ai astrologjik. Po, sepse trajneri i ardhshëm i kombëtares ballkanase, që nuk do të marrë pjesë në Euro 2021, do të jetë francezi Raymond Domenech.

“Është e vërtetë, më kanë kontaktuar dhe më kanë pyetur nëse isha i interesuar. Unë kam thënë po. Niveli i kombëtares është i lartë, ka lojtarë të mëdhenj në të gjithë Europën. Ka shumë potencial për të bërë diçka interesante”, ka thënë Domenech për Vecernje novosti.

“Tani nuk varet nga unë. Kam thënë mendimin tim dhe se do të më pëlqente kjo eksperiencë. Tani pres një përgjigje, përndryshe do të kthehem të bëjë atë që po bëj deri tani”.

Lajmërimi për zëvendësuesin e Ljubisa Tumbakovic, në fakt, pritet të vijë shumë shpejt.

Kështu, francezi që në 2006-ën udhëhoqi Gjelat në finalen kundër Italisë, por që në 2010-ën ka qenë viktima e një rebelimi të ekipit, mund të kthehet në stol pas shumë vitesh.

“Lojtarët nuk mungojnë, por duhet të krijohen kushtet që të shkëlqejnë si grup. Talentet nuk mungojnë. Adhuroj matic, luan në mënyrë fantastike. Më pas janë Milinkovic-Savic, Tadic…”

Tani lojtarët e Serbisë do të duhet të bëjnë kujdes për datën e tyre të lindjes. Duke parë se, sipas legjendës, Domenech e përjashtoi Pires (29 tetor), sepse ishte akrep dhe Trezeguet (15 tetor, peshore), sepse i afrohej shumë asaj shenje, Kolarov dhe Tadic (të lindur më 10 dhe 20 nëntor) mund të fillojnë të shqetësohen…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit