Ku do të luhet ndeshja ndaj Francës? Duka i jep fund dilemave

8 Nëntor 2019
22:14
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dhënë fund dilemave për inagurimin e stadiumit “Arena Kombëtare” në ndeshjen kundër Francës. Numri një i Federatës u shpreh në një intervistë për Top Channel se gjithçka është gati dhe kombëtarja do të luajë në Tiranë. 

“Lajmet që nuk do të luajmë, janë lajme klikimesh. Nuk ka dyshim që do të luhet në stadium, ne kemi shpërndarë ftesat, biletat janë shitur. Njerëzit kanë blerë biletat e avionit dhe nga jashtë, ndërsa francezët kanë preonotuar dhe charterin. E vërtetë që punohet, deri në momentin e fundit do të punohet”. 

Inagurimi i stadiumit do të ketë dhe një ceremoni festive të vogël 10-15 minuta. “Para fillimit të ndeshjes do të ketë një ceremoni për 10-15 minuta. Do të ketë këngëtarë, fishekzjarre dhe koreografi me fëmijë në fushë. Do të jetë një ceremoni e bukur mendoj”. 

Reja – “E ftoj trajnerin Reja dhe futbollistët të përqëndrohen shumë mirë tek Andorra. Nëse nuk do të bëjnë një rezultat do të na e prishin festën për Francën”. 

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit