Ku ndodhet Shqipëria, gjithçka që duhet të dini për shortin e kualifikueseve të Botërorit 2022

20 Nëntor 2020
11:19
Alfred Lleshi
back button

Për fillimin e ndeshjes së parë të edicionit të 22-të të Kampionatit Botëror, do të ketë ende një pritje të gjatë, duke qenë se është planifikuar për më 21 nëntor 2022. Megjithatë, udhëtimi i gjatë që të çon në katar tashmë ka filluar. Në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut procesi i kualifikimit për fazën finale të turneut madhor golab tashmë ka filluar, ndërsa në Europë, zyrtarisht do të fillojë vetëm 24 marsin e ardhshëm.

Për 13 vendet e lakmuara, sa janë në dispozicion të Europës si finalistë të “Katar 2022”, do të garojnë 55 përfaqësueset e federatave anëtare të UEFA-s. Kualifikimet europiane do të përfundojnë më 29 mars 2022 dhe 13 kombëtaret më të mira do të kualifikohen në fazën finale të Botërorit të radhës. Fushata kualiafikuese e kontinentit tonë do të ndahet në disa grupe.

Shorti që do të përcaktojë pozicionimin e 55 ekipeve kombëtare brenda grupeve të ndryshme do të mbahet më 7 dhjetor në Zyrih. Ndryshe nga e kaluara, përfaqësuesit e federatave anëtare të UEFA-s nuk do të marrin pjesë në ceremoni. Kufizimet që imponon pandemia çuan në vendimin që shorti të kryhej si pjesë e eventit virtual, që do të startojë në orën 18:00.

Rregullorja e shortit për fazën e grupeve të kualifikueseve të “Katar 2022” u miratua nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020. Totali, pra 55 kombëtaret europiane, do të ndahet në gjashtë grupe të ndryshme, në bazë të renditjes botërore të fifa-s (nëntor 2020). d.m.th. pas përfundimit të fazës së grupeve të ligës së kombeve.

Nga dhjetë skuadra janë përfshirë brenda pesë vazove të para, ndërsa vazo e gjashtë do të ketë pesë skuadra. 55 ekipet kombëtare do të ndahen në dhjetë grupe: pesë prej tyre do të përbëhen nga pesë skuadra, të tjerët nga gjashtë.

Katër të kualifikuarit në fazat e fundit të Ligës së Kombeve (Itali, Belgjikë, Francë dhe Spanjë) do të tërhiqen në grupet me pesë skuadra (A-E) dhe lejohen të luajnë me njëra-tjetrën. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, gjithashtu ka vendosur kufij: duete të caktuara do të jenë të pamundura për arsye politike, klimatike dhe zgjatje e tepruar e udhëtimit.

Siç u përmend, është renditja e FIFA-s e nëntorit 2020, ajo që përcakton pozicionimin e ekipeve të ndryshme kombëtare brenda gjashtë grupeve. Ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kanë mbaruar dhe për këtë arsye, ne tashmë i njohim vazot e para dhe pozicionimin e ekipeve të tjera.

Vazo 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Hollanda

Vazo 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Ukraina, Suedia, Austria, Serbia, Turqia, Sllovenia, Rumania

Vazo 3: Hungaria, Norvegjia, Republika Çeke, Islanda, Skocia, Rusia, Greqia, Finlanda, Irlanda, Irlanda e Veriut

Vazo 4: Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia, Luksemburgu

Vazo 5: Armenia, Qiproja, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakhistani, Kosova, Lituani, Letonia, Andorra.

Vazo 6: Malta, Moldavia, Liehtenshtejni, Gjibraltari, San Marino

Lajme të tjera

Lajmet e fundit