Kualifikimi i Partizanit, presidenti Demi kujton… Ferencvarosin

10 Korrik 2019
19:44
Anton Cicani
back button

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas ndeshjes së barazuar ndaj Qarabag, foli për mediat e pranishme në stadiumin "Selman Stermasi", duke analizuar sfidën dhe duke kthyer në vëmendje dhe kujtesë ndeshjen heroike në Budapest, ndaj Ferencvaros.

"Ishte ndeshje e bukur, ata janë ekip i fortë. Ne patim rastin tonë, por nuk e bënë. Gjithsesi, rezultat i mirë. Tani rritemi edhe në koeficent, me këto rezultate".

Sa shanse ka për kualifikim? "Loja është e hapur, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. E mbani mend Ferencvaroshin, na shënuan gol këtu, realizuam gol atje. Trajneri? Ka ende kohë për të folur për trajnerin. Por, mirë ishte!", mbylli Demi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit