Kualifikimi lë pasoja te Napoli, 3 lojtarë ngrenë “flamurin e bardhë”

15 Mars 2019
15:18
Telesport
back button

Kualifikimi i Napolit në çerekfinalet e Europa League ka lënë pasoja te skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti. 3 titullarë të skuadrës së Napolit janë dëmtuar në ndeshjen e kthimit ndaj Salzburg dhe pas analizave mjekësore të kryera sot rezulton se ata do të mungojnë 3 javë.

Bëhet fjalë prë Lorenzo Insigne, Vlad Chichires dhe Amadou Diawara. Gjithsesi, ata mund të rikuperohen në kohë dhe të jenë gati për dy ndeshjet që Napoli do të luajë ndaj Arsenal në raundin tjetër të Europa League. Kjo, pasi kampionati do të ndërpritet javën e ardhshme, pasi luajnë kombëtaret, çka u jep mundësi lojtarëve të rikuperohen 100%.

Sipas buletinit mjekësor të publikuar sot nga klubi napoletan, Insigne ka një problem në gjurin e djathtë, ndërsa Chicheres është dëmtuar në kofshën e majtë. Edhe Diawara është dëmtuar në pjesën e poshtme (shputën) e këmbës së djathtë. Pas 20 ditësh, të 3 lojtarët do t’i nënshtrohen një tjetër kontrolli para se të rikthehen në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit