Kubo bëhet çështje te Villarreali, talenti i Real Madridit me vendim të papritur

23 Nëntor 2020
22:40
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi huazoi në merkaton e verës Takefusa Kubon drejt Villarrealit. Drejtuesit spanjoll menduan që lojtari të kishte sa më shumë minuta në dispozicion dhe të largohej nga kampi “Los Blancos”.

Japonezi nuk ka arritur të fitojë formacionin titullar dhe ka vetëm 173 minuta në 10 ndeshje. 19-vjeçari nuk e pëlqen këtë situatë, prandaj dëshiron të largohet që në merkaton e janarit.

Ai do të huazohet drejt një klubi që mund t’i japë minuta loje. Kubo dëshiron të jetë titullar fiks, prandaj dhe mundësia që të ndryshojë ambient që në merkato e janarit është e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit