Kubo nuk fshihet, mesazh Realit dhe trajnerit Zidane për të ardhmen!

30 Korrik 2020
20:32
Eraldo Harlicaj
back button

Takefusa Kubo është një nga talentët e La Ligës që Reali ia rrëmbeu Barcelonës. Madrilenët e huazuan te Mallorca, aty ku japonezi tregoi vlerat e tij si futbollist. Kubo krijoi impakt menjëherë te skuadra që luajti, pavarësisht se Mallorca nuk ia doli të shpëtonte. I riu tashmë është në pikëpyetje për të ardhmen, pasi Reali pritet ta huazojë sërish. 

Sulmuesi dha një intervistë për France Football dhe tregoi hapur se dëshiron që të mbetet me skuadrën e “Los Blancos”.  “Ëndrra ime është që të bëhem një nga më të mirët dhe nuk do të ndalem deri sa t’ia arrij diçkaje të tillë. E kam thënë gjithmonë se qëllimi im është që të luaj për Madridin. 

“Punoj për diçka të tillë dhe bëj më të mirën time, pavarësisht se nuk e di se çfarë do të ndodhë. E dashuroj faktin se jam në gjendje të luaj futboll në një nga ligat më të mira në botë. Mallorca? Më bëri të rritem si lojtar dhe si person. Lashë shokë shumë të mirë me të cilët ndava momente të mira dhe të vështira. E kam ndjerë gjithmonë lidhjen me njerëzit e këtij ishulli. Ishte një sezon i paharrueshëm për shumë arsye”, – tha ai.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit