Kuipers: Itali-Angli, momenti më emocionues i jetës. Ja çfarë u thashë Chiellini-t dhe Kane para finales

6 Tetor 2021
16:19
Denis Hakanaj
back button

“Momenti më i emocionues i jetës sime”.

Kështu ka folur Björn Kuipers, arbitri i finales së Euro 2020, i cili ka treguar si e ka përjetuar atë moment:

“Finalja e Wembley-t ka qenë ndeshja më emocionuese, kam dëshiruar gjithmonë të arbitroja finalen e një Europiani”, ka shpjeguar për Sky arbitri holandez.

“Kur Rosetti  më ka thënë se do të drejtoja atë ndeshje, ka qenë momenti më emocionues i jetës sime. Momenti më i bukur i mbrëmjes ka qenë kur kemi hyrë në fushë: stadiumi ulërinte, dëgjoheshin himnet, në tribunë ishte gruaja ime, dy fëmijët e mi, babai im. Ka qenë drithëruese”.

Më pas, Kuipers ka zbuluar: “Para finales, unë dhe Chiellini po bënim nxehjen, ka ardhur tek unë dhe më ka uruar fat. Kam përfituar për t’i shpjeguar që të mos fillonte të protestonte, sepse unë di si të jem i ashpër. U kthye dhe më tha se kishte folur me të gjithë lojtarët. I kam thënë të njëjtën gjë Kane, duhet të them se të dy ekipet janë sjellë shumë mirë në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit