“Kujdes aventurat! Ja si shkohet në finale”, Skënderbeu përgatit “remuntadan”

7 Maj 2019
18:46
Anton Cicani
back button

Pas humbjes në kampionat në Tiranë, tashmë fokusi i Skënderbeut është Kupa e Shqipërisë, aty ku duhet të përmbysë fitoren 2-1 të Kukësit në ndeshjen e vajtjes. Bardhekuqtë e drejtuar nga Orges Shehi duhet të fitojnë! Qoftë edhe me një gol diferencë, mjafton 1-0 (2-1 e çon në shtesë), por jo të pësojnë më shumë se një gol si (3-2, 4-3…).

Trajneri i ekipit korçar beson fort se një përmbysje. Në konferencën e sotme për shtyp përpara medieve, Shehi foli për ndeshjen që ndoshta vlen sezonin, duke parë se nga kampionati, afrimi te Kupat e Europës (gjithmonë nëse CAS i jep "të drejtë").

"Humbja 2-1 në ndeshjen e vajtjes na jep shpresë për të avancuar më tej. Duhet përqendrim, por sidomos të luajmë me mend. Aventura do të ishte e dëmshme. Kujtojmë që ndeshjet me vajtje-ardhje kanë një specifikë të caktuar. Duhet kujdes maksimal dhe të menaxhojmë gjithçka".

Shehi beson se ekipi i tij "mund të paraqitet dominues, nëse luan ashtu si dhe jo të bëjë gabime. Duam finalen dhe besoj se do ta arrijmë. Sigurisht, rruga drejt Europës është edhe nga kampionati, por jemi më afër me Kupën".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit