“Kujdes kur i drejtoheni atij, është zotëri futbolli! Thjesht dëgjojeni” Casemiro i përulet një njeriu

29 Maj 2022
1:47
Telesport
back button

Casemiro, mesfushori i Real Madridit, e komentoi fitoren në Champions League për ‘Sky’ si më poshtë: “Ishte një rrugëtim shumë i gjatë, eliminuam ekipe të mëdha, rivalë të mëdhenj dhe prandaj duhet ta shijojmë këtë moment me tifozët tanë dhe me njerëzit tanë.

Fituam finalen kundër një kundërshtari të madh, një trajneri të madh dhe për momentin jemi lojtarët më të lumtur në botë”. Cili ka qenë momenti më i vështirë në këtë Champions League?

“Për mendimin tim kundër PSG-së. Sidomos në ndeshjen e parë, kishim ndjesinë se do të ishte pothuajse e pamundur t’i eliminonim. Për mua ndeshja më e vështirë ishte me Parisin, në Parces de Princes ishte e pamundur t’i mposhtnim, më pas Benzema në ndeshjen e kthimit shënoi tre gola”.

Çfarë është për ju Carlo Ancelotti? “Ai është një zotëri, një zoteri i futbollit dhe kur flet për futbollin duhet të kemi shumë respekt sepse ai di shumë për futbollin. Ne duhet ta falënderojmë atë.

Jo vetem atë por dhe stafin e tij. Ai është një baba, po, por gjithashtu një zoteri futbolli. Duhet vetëm ta dëgjojmë dhe të ndjekim rrugën që ai na tregon”. Fjale  te rendesishme keto nga braziliani.

Casemiro ka fituar Champions League e tij te peste me Real Madrid. Ai eshte pjese e nje cikli te pabesueshem per “blancos” ashtu si Modric dhe Kroos por edhe Marcelo qe ka fituar gjithcka…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit