Kujdes nga këta djem të tmerrshëm! “Deja-vu” e vitit 2019? “Ata që do shortohen ndaj nesh…”

8 Dhjetor 2021
18:05
Telesport
back button

Ajax përfundoi fazën e grupeve të Champions League me pikë të plota në gjashtë ndeshje (18), 20 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar…

Diçka fantastike që tregon edhe njëherë se si puna e klubit prestigjoz të Amsterdamit për të rritur lojtarë, ndërtuar organika, është fantastike dhe konfirmon historinë e lavdishme…

Sepse, nëse mendonit se Ajax i përpara dy viteve ishte thjesht rastësi, atëherë duhet të bëni llogaritë me këtë ekip.

Dhe, “lëkura” ka ndryshuar, sepse sot nuk janë në ekip De Ligt, De Jong, Ziyech dhe Van de Beek për të bërë 4 emra.

Të tjerë lojtarë kanë ardhur dhe sidomos një bomber, sulmuesi që kushtoi 22 mln euro dhe që në 6 ndeshje të grupit ka shënuar 10 gola dhe 2 asist, duke barazuar dhe rekordin e Cristiano Ronaldo-s që kishte shënuar në sezonin 2017-2018 në çdo ndeshje grupi…

Arkitekti mbetet gjithmonë ai, trajneri i heshtur, Erik ten Hag, që komentoi: “Tashmë është e vështirë të fitosh një ndeshje, e lëre më 6 radhazi. Shorti? Do të shohim se çfarë do të dalë. E dimë se do të jetë e vështirë, por kemi fituar besim.

Ne e dimë që mund të bëjmë mirë dhe mendoj se dikush nuk do të jetë i lumtur që do të shortohet kundër nesh. Por ne gjithashtu e dimë se do të duhet të jemi shumë të mirë për të kaluar në raundin tjetër”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit