Kukësi i cunguar nga dëmtimet, ka vetëm një rikthim

14 Mars 2019
17:59
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi do të luajë kundër Skënderbeut ditën e shtunë prej orës 17:00. Ekipi verilindor ka një transfertë mjaft të vështirë ku i duhet të tregojë veten dhe të vazhdojë luftën me Partizanin për fitimin e titullit kampion. Situata tek ekipi i trajnerit Armando Cungu nuk është më e mira e mundshme, pasi ka probleme me dëmtimet. 

Ky sezon ka qenë krejtësisht i pafat për Kukësin, pasi ka pasur shumë titullarë me probleme në vazhdimësi. Në takimin ndaj korçarëve, kryepankina e bluve nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësit Ardian Cuculi dhe Simo Rrumbullaku. Të dy kanë probleme dhe kanë punuar të diferencuar. 

Një lajm i mirë vjen për Cungun nga William Cordeiro. Braziliani ka pasur probleme me dorën dhe nuk ka luajtur në javët e fundit. Në sfidën ndaj korçarëve po bëhet çmos që të kthehet në dispozicion. Ai me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë, ndërsa stafi mjekësor po punon që ta rikthejë në kohë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit