Kukësi “kërcënon” Partizanin, zyrtarizon futbollistin e kombëtares së Nigerisë

17 Gusht 2019
21:36
back button

Vetëm pak orë para sfidës ndaj Partizanit, e vlefshme për trofeun e Superkupës së Shqipërisë, drejtuesit e skuadrës së Kukësit kanë njoftuar për blerjen më të re që i shtë bashkuar skuadrës verilindore.

“Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Erhun Obanor. Qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, pasi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”.

“Ish-kapiteni i Under-23 dhe futbollisti i përfaqësueses së Nigerisë vishet blu, pas eksperiencave me skuadrën NK Rudes në superligën kroate dhe Greuther Furth në Gjermani”, citon njoftimi i publikuar nga klubi i Kukësit në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit