Kukësi “masakron” krutanët, Tirana kthehet te fitorja

4 Dhjetor 2021
15:57
Alfred Lleshi
back button

U zhvilluan dy ndeshje të tjera të javës së 11-të të Superiores. Tirana dhe Kukësi nuk kanë falur. Madje verilindorët e kanë kthyer në festival golash ndaj Kastriotit. Plot 6 gola ka shënuar skuadra e Longos, duke dëshmuar se është favorite për titull.

Nga ana tjetër, Tirana ka bërë autokritikë bindëse në Rrogozhinë, pas dy ndeshjeve të fundit të dobëta, ku kishte marrë vetëm një pikë. Kujtojmë se Egnatia shkarkoi trajnerin një javë më parë, Gugash Maganin, ndërsa sot është drejtuar nga këshilltari i presidentit, Përparim Daiu.

EGNATIA-TIRANA  0-2
Golat: Ismajlgeci 38′, Ngo 45+2′

KASTRIOTI-KUKËSI 1-6
Golat: Mudrazija 78′ / Feizhao 24′, 51′, 77′, Milunoviç 42′, Gj.Taipi 86′, Lulaj 90’+3′ (pen)

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit