Kukësi me motivim ekstra, Gjici “premio” për futbollistët

15 Shtator 2019
11:08
back button

Kukësi do të luajë një ndeshje mjaft të vështirë kundër Bylisit prej orës 16:00 në Ballsh. Ekipi verilindor kërkon të mbajë hapin e Tiranës duke ditur se bardheblutë fituan ditën e djeshme ndaj Skënderbeut. 

Ndalesa ndaj Laçit në ndeshjen e kaluar ishte e para për kuksianët, ndërsa presidenti Safet Gjici nuk do më hapa fals nga skuadra e tij. Sfida ndaj ballshiotëve ka jo pak probleme për trajnerin Duro, pasi mesfushori Valon Et’hemi nuk do të jetë i gatshëm, ashtu si mbrojtësi Olsi Teqja. 

Numri një i klubit u ka thënë futbollistëve të tij se në rast se fitojnë ndaj Bylisit, atëherë do të marrin rrogën e korrikut. Ekipi vendas vjen pas fitores me Skënderbeun dhe janë me moral lart, ndërsa kanë dhe shumë cilësi në skuadër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit