Kukësi merr lajmin e keq para Superkupës, tjetër firo për Duron!

18 Gusht 2019
13:55
back button

Kukësi do të luajë sot kundër Partzanit për Kupën e Shqipërisë. Ekipi verilindor do të përballet me “Demat” prej orës 19:00 për të ngritur siparin e edicionit të ri në vendin tonë. 

Trajneri Shpëtim Duro do të debutojë në ndeshje zyrtare me ekipin kuksian. Numri një i stolit ka marrë një lajm të keq para ndeshjes finale, pasi me shumë mundësi sulmuesi Valdet Rama nuk do t’u bashkohet verilindorëve. 

Ky i fundit nuk ka pranuar ofertat e Kukësit, pa harruar faktin se drejtori Nderim Nexhipi është futur fuqishëm për pistën e Kristal Abazajt. Sulmuesi ka dështuar të tregojë veten jashtë vendit dhe rikthimi në Shqipëri mbetet një ndër alternativat e tij të pakta. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit