Kukësi mposht Egnatian dhe shkon 1 pikë larg Tiranës, një super gol kthen Dinamon te fitorja

28 Nëntor 2021
15:55
Denis Hakanaj
back button

Kukësi ka bërë detyrën kundër Egnatias në javën e 10 të kampionatit shqiptar.

Verilindorët kanë fituar 2-0 në shtëpi falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Basa (53′) dhe Milunovic (84′).

Falë tri pikëve të marra sot, Kukësi ka shkuar në 20 pikë, një më pak se Tirana kryesuese.

Kthehet te fitorja Dinamo, që ka mundur 1-0 në shtëpi Kastriotit.

Ndeshja e luajtur në Selman Stërmasi është vendosur nga një gol i Ibraimit në minutën e 66-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit