Kukësi ndalet në barazim, Çyrbja bëhet golashënues

11 Janar 2019
16:36
back button

Pas humbjes me Baskasehir, Kukësi ka luajtur këtë të premte edhe ndeshjen e dytë miqësore, të programuar për fazën përgatitore, që është duke u zhvilluar në Antalia. Ndryshe nga takimi i kaluar, këtë të premte skuadra verilindore është përballur me skuadrën ruse, Rosotov. Ishin pikërisht rusët ato që kaluan të parët në avantazh në minutën e 17 të takimit me anë të Guleski.

Ndërsa reagimi i skuadrës së Kukësit do të vinte në minutën e 35, ku sërish Çyrbja, ashtu si në ndeshjen e parë, shënon për skuadrën verilindore dhe çon shifrat në 1-1. Kjo ishte përballja e dytë e verilindorëve me skuadrën e Rostov, në një ndeshje miqësore. Kujtojmë këtu se në 2017 ishte Kukësi që fitonte me rezultatin 1-0. 

Në takimin e sotëm, trajneri Armando Cungu, ka provuar formacionin më të mirë të mundshëm të skuadrës së tij, përfshi dhe dy blerjet e këtij muaji, Rroca dhe Shkurtaj. Tashmë trajneri i skuadrës verilindore ka krijuar një ide rreth gjendjes së ekipit, dhe skemës që do të luajë në pjesën tjetër të kampionatit, ku në mesfushë dhe sulm do të ketë më shumë alternativa. 

Formacioni fillestar/ Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Limaj, Dzaria, Rroca, Cordeiro, Çyrbja, Shkurtaj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit