Kukësi ndryshon sërish stadium, Tirana mëson se ku do të luajë

17 Shtator 2019
16:20
back button

Kukësi është sërish një ekip shtegtar, pasi po ndërton stadiumin e tij. Ekipi verilindor nuk ka gjetur rehati me ndryshimin e fushave, duke ndryshuar shpesh destinacion. U mendua se verilindor do të përdornin Kamzën si “shtëpi të tyre”, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Skuadra për ndeshjen e javës së pestë kundër Tiranës do të luajë në “Elbasan Arena”. Nënkampionët do ta zhvillojnë takimin prej orës 19:00, ndërsa kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes me Bylisin (2-1) dhe barazimin me Laçin (1-1).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit