Kukësi në krizë, Gjici humb durimin me ekipin e tij

20 Tetor 2019
9:43
back button

Kukësi është në krizë rezultatesh dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar. Skuadra verilindore në 6 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore në kampionat, ndërsa e sheh veten të rënditur në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit. Trajneri Shpëtim Duro është i rrezikuar tashmë dhe mund të humbasë dhe vendin e punës. 

Presidenti Safet Gjici është shumë i zhgënjyer me futbollistët e tij dhe pas muajit shtator që e vendosi gjobë, mund të bëjë të njëjtën gjë dhe për tetorin. Ai nuk pranon rezultatet e fundit, pasi ekipi i tij, që shihej si pretendent kryesor për fitimin e titullit kampion po çalon shumë. Ecuria negative filloi me barazimin ndaj Laçit me rezultatin 1-1, më pas humbja ndaj Bylisit me rezultatin 2-1.

Nënkampionët morën frymë me Tiranën duke fituar me rezultatin 2-1, por menjëherë erdhi humbja me Teutën 1-0, e pasuar nga humbja në shtëpi me Vllazninë 1-2 dhe tashmë barazimi në Korçë 0-0. Numri një i klubit është shumë i nervozuar me lojtarët dhe kërkon menjëherë kthesën në kampionat, pasi pretendon titullin kampion.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit