Kukësi në luftë me kohën, dy titullarët shqetësojnë Gjokën për Kupën

20 Maj 2019
10:00
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës më 2 qershor. E vetmja mundësi që verilindorët të mos dalin pa trofe këtë vit. Trajneri Ernest Gjoka e ka të qartë se duhet të rrëmbejë Kupën e Shqipërisë për të pasur vazhdimësi në krye të verilindorëve. 

Sfida ndaj bardhebluve duket se nuk do ta gjejë ekipin e plotë. Kapiteni Ylli Shameti dhe Eduart Rroca shqetësojnë numrin një të stolit. Kapiteni shqetëson prej disa javësh, pasi ka një dëmtim në gju. Ai ndjen akoma dhimbje dhe po mundohet të rikuperohet krejtësisht për sfidën ndaj Tiranës. 

Në kushte të njëjta është dhe Eduart Rroca. Mesfushori nuk është krejtësisht i gatshëm fizikisht dhe takimin ndaj Skënderbeut e tregoi qartë diçka të tillë. Gjoka e aktivizoi në fillimin e pjesës së dytë, por u detyrua ta zëvendësonte sërish, pasi nuk ia doli të mbyllte ndeshjen. Stafi mjekësor i Kukësit po punon fort që t'i ketë të gatshëm të dy. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit