Kukësi pa trajner, “revolucioni” nis nga largimi i Josës

3 Qershor 2021
14:58
Alfred Lleshi
back button

Një sezon për t’u harruar ai i Kukësit. Pavarësisht ndërrimit të tre trajnerëve, verilindorët zhgënjyen në lojë dhe rezultate. Për pasojë, duket se presidenti Gjici ka vendosur të bëjë revolucion në skuadër. Krahas largimeve të para të lojtarëve, “hemoragjia” ka nisur edhe në drejtim. Kështu, sot është zyrtarizuar ndarja nga trajneri Mirel Josa, ndërkohë që këtë fat duket se do të ketë edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

Ja njoftimi i Kukësit për trajnerin:
“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është më trajner i skuadres sonë. Pas përfundimit të sezonit, trajneri Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi. Kukësi e falenderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit