Kukësi për rekorde Guinness, futbolli kthehet në cirk

1 Tetor 2019
14:09
back button

Licencimet janë një proces që Federata Shqiptare e Futbollit do t’i bënte me mjaft kontrolle dhe të rrepta, por për çudi të gjitha klubet kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e Superiores. Flamurtari e Luftëtari i borxheve, Vllaznia e Tirana, po ashtu dhe Kukësi që nuk ka një stadium. 

Drejtuesit e verilindorëve deklaruan që do t’i luanin të gjitha ndeshjet në Kamzë, por deri tani kanë vendosur rekord në ndryshimin e impanteve. Kuksianët kanë luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në “Elbasan Arena” dhe sot po luajnë në kompleksin sportiv të Kamzës. I vetmi vend që nuk kanë luajtur është stadiumi i Kamzës.  

Djemtë e Duros përballen në kuadër të Kupës së Shqipërisë kundër Shkumbinit. Një ndeshje rutinë, pasi kualifikimi është i sigurt. Sfida e parë në Peqin është fituar me rezultatin 1-3. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit