Kukësi përforcohet para Partizanit, një titullar gati për Ndreun

25 Mars 2019
15:19
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi do të luajë thuajse të gjithë sezonin në takimin e radhës ndaj Partizanit. Ekipi i trajnerit Ramadan Ndreu duhet të lërë pas humbjen në Korçë dhe të mundohet të ngushtojë diferencën sërish në 6 pikë me kryesuesit. Nuk pranohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, pasi përndryshe Partizani mund të vendosë një dorë e gjysmë te titulli. 

Trajneri i ri, që mori vendin e teknikut Armando Cungu, do të ketë në dispozicion dhe brazilianin William Cordeiro. Ky i fundit mungoi 1 muaj për skuadrën e tij për shkak të dëmtimit. Ai kishte një frakturë në krah që nuk e lejoi të ndihmonte skuadrën. 25-vjeçari ka konfirmuar rikthimin me grupin. 

"Jam shumë i gëzuar që pas katër javësh e gjysmë janë riaftësuar nga fraktura që pësova në krah. Falënderoj së pari Zotin për riaftësimin tim dhe të gjithë familjarët e miqtë që më kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.

"Vetëm unë e di sa të vështirë e kam pasur pa luajtur e pa ndihmuar shokët mi. Por tani jam kthyer dhe gati për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipin tim, me siguri të premten do të jem në fushë për të bërë atë që dua më shumë, që është të luaj futboll dhe me siguri me fitore”, – shkruan ai. Cordeiro u afrua si mbrojtës i djathtë, por duke parë tiparet e tij sulmuese u pëlqye të luante në sulm. Ai është autori i 5 golave në kampionat.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit