Kukësi përgatitet të humbasë futbollistin “big”, e konfirmon drejtori sportiv!

25 Maj 2020
19:26
Telesport

Kukësi po përgatitet të humbasë sulmuesin kryesor dhe ai që deri tani ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje dhe në total 25 gola në 47 ndeshje me fanelën e verilindorëve.

Bëhet fjalë për Vasil Shkurtaj, i cili u transferua nga Luftëtari i Gjirokastrës te verilindorët përpara një viti e gjysmë. Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, i intervistuar në “Fan Zone”, Supersport, ka pranuar se diskutimet për rinovim nuk kanë shkuar siç duhet dhe sulmuesi ka kërkuar largimin, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit.

Vasil Shkurtajt i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kemi pasur bisedime këto ditë për ta rinovuar atë. Dëshira e lojtarit është të largohet dhe nuk do rinovojmë kontratën. Për lojtarët e tjerë i kemi nën kontroll dhe mund të përfitojmë një shumë të madhe nga ata, siç ishte rasti i Gurit”, u shpreh Nexhipi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit