Kukësi prezanton sulmuesin nigerian, shihet si zëvendësuesi i Shkurtajt

10 Gusht 2020
14:19
Alfred Lleshi
back button

Kukësi ka prezantuar blerjen e radhës. Bëhet fjalë për një sulmues Nigerian, 1.87 cm I gjatë, që konsiderohet si zëvendësi I Vasil Shkurtajt. Se sa do t’ia arrijë kësaj, do ta tregojë fusha e lojës. Megjithatë, ai është vënë nën urdhërat e trajnerit Skënder Gega dhe do të synojë të shënojë sa më shumë gola për verilindorët. Ja njoftimi i nënkampionëve ntë vendit për këtë përforcim:

“Patrick Friday Eze është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratë 2-vjeçare. Eze ka luajtur për shumë vite në Europë, duke provuar kampionatin turk, polak dhe atë serb. Eze ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu sulmuesi më i ri i skuadrës sonë. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Eze”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit