Kukësi shkatërron Teutën dhe i afrohet kreut, Skënderbeu kthehet të fitorja ndaj Vllaznisë

11 Korrik 2020
22:38
Denis Hakanaj
back button

Kukësi ka mundur 3-0 Teutën në javën e 33-të të kampionatit shqiptar dhe ka shkuar pikë larg Tiranës kryesuese kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i Kategorisë Superiore.

Një fitore bindëse për verilindorët, e siguruar në 35 minutat e para. Limaj (5′) dhe Cooper (12′, 35′) kanë shënuar për vendasit. Fitorja mund të kishte qenë më e thellë për Kukësin nëse penalltia e goditur nga Musollinë minutën e 67-të nuk do të ishte pritur nga Frashëri.

Durrsakët e kanë mbyllur ndeshjen me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nga Aleksi (55′) dhe Beqja (66′). Nuk ka shpëtuar as Kukësi, me Krasniqin që është ndëshkuar më të kuq gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.

 

 

 

Fitore edhe për Skënderbeun që ka mposhtur me rezultatin 2-1 Vllazninë falë një goli të shënuar në fundin e takimit nga shkodrani 22-vjeçar Pusi. Grii ka kaluar në avantazh korçarët në minutën e 10-të, ndërsa Krymi ka barazuar përkohësisht për shkodranët në të 73-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit