Kukësi tenton edhe talentin më të madh të Skënderbeut, por ekziston një pengesë

22 Korrik 2019
22:05
back button

Ardian Takaj premtoi se projekti Skënderbeu do vijojë dhe skuadra do qëndrojë në nivele të larta, por nga fjalët te veprat është rrugë e gjatë.

Pa u harruar ende konferenca për shtyp "lumë", ku Takaj foli për dënimin nga UEFA, apelin në Gjykatën Federale, akuzoi armiqtë e Skënderbeut dhe premtoi se nuk do e braktiste Skënderbeun, sot është zyrtarizuar transferimi i Enis Gavazajt te Skënderbeu.

Mesfushori ishte në pronësi të Skënderbeut, por ndonëse rezistonte prej një muaji, pikërisht tani që doli vendimi i CAS-it Takaj është dorëzuar dhe ia ka dhënë mesfushorin e kombëtares rivalit të Superiores.

Nuk mbaron me kaq, sepse Kukësi po kërkon me ngulm edhe Dejvi Bregun, mëson TELESPORT. Vlonjati është lojtari më i rëndësishëm dhe më i kërkuar te Skënderbeu, ndaj ka kohë që pritet transferimi jashtë Shqipërie, por duket se Gjici po mundohet me çdo kusht të bindë Takajn t'ia japë fantazistin, i cili te Kukësi do garantonte cilësi, asiste e gola.

Krerët e dy klubeve po flasin, por duket se i kanë bërë llogaritë pa Bregun, i cili ka kohë që pret të largohet jashtë vendit dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë në Superiore. Është 23 vjeç, vjen nga 3 sezone fantastike dhe vetëm një dëmtim në janar ia ndali vrullin dhe i prishi planet për largim që në janar.

Kontrata e detyron Bregun të presë vendimin e klubit, por e sigurt është që vlonjati në Superiore nuk dëshiron të qëndrojë dhe zor se Kukësi do ia dalë mbanë ta bindë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit