Kukësi-Wolfsburg, Gega jep kushtrimin: Jemi gati të provojmë fatin tonë

17 Shtator 2020
10:02
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes së turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës, mes Kukësit dhe Wolfsburg, që do të startojë sonte, prej orë sonte, prej orës 20:00 në “Air Albania”, trajneri Skënder Gega ka folur para mediave.

Ndeshja me Wolfsburg – “Jemi përballë një fakti, të ndërgjegjshëm për forcën dhe kualitetin e kundërshtarit. Do mundohemi të bëjmë pjesën tonë. Trajneri mundohet t’iu japë besim lojtarëve. Jemi munduar të përmirësohemi duke qenë 11 bashkë dhe të japim 100%. Është një garë për 90 minuta”.

Vendosje “autobusi” – “Në futboll termat janë të ndryshme. Më intereson më e mira për ekipin. Nuk mund ta quaj as autobus, as veturë. Do mundohemi të marrim maksimumin dhe të bëjmë përpjekjet tona. Mbrojtja jonë fillon që te pika e parë, te lojtari që është më lart nga të gjithë të tjerët. Edhe ndaj ekipeve të Superligës nuk do dalim nga taktikat. Të bëjmë sa më pak gabime dhe të shikojmë gjatë kohës”.

Kundërshtari – “Unë nuk shoh avantazh para ndeshjes, por mund të krijohen gjatë 90 minutave. Do të mundohemi të jemi solidë dhe të luajmë si grup. Jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë forcën e gjermanëve. Vetëm si grup mund t’i përballojmë dhe mund të marrim më të mirën. Qëllimi është që të shfaqemi sa më mirë në fushë. Kësaj here presioni është shumë më i ulët se ndaj bullgarëve. Duhet të kënaqim me lojë. Të tregojmë që, edhe pse se kemi “transfermarket” si ata, edhe pse vrapojmë te liqeni, kilometrat quhen kilometra”.

Dorëzim para Wolfsburg – “Unë nuk dorëzohem me asnjë ekip. Duhet të jemi realist, nuk duhet të shpallim asnjë lloj lufte. Do t’i marrim të gjitha masat për të bërë maksimumin. Ekipet dhe trajnerët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Do t’i shtrëngojmë dorën ekipin tjetër nëse fiton”.

Motivimi – “Ekipin e motivoj sikur është finale për ne. Nuk mund të hysh në një ndeshje me fanellë të bardhë. Është një ndeshje që nuk ka nevojë për motivim. Është tek ndeshje. Do të bëjmë më të mirën. Nuk mund ta them çfarë mund të ndodhë. Jemi gati dhe të gjithë të preokupuar. Shpresoj të bëjmë performancë të mirë. Unë mendoj që kemi punuar në të gjitha drejtimet. I dimë vlerat e kundërshtarit. Është ditë feste. Duhet të shikojmë përpara për t’u përmirësuar.

Janë djem me personalitet, pavarësisht se nuk flasin shumë. Unë e shikoj çdo ditë në stërvitje, që me zor presin të dalin në fushë. Ajo pjesë që do të luajë, besoj se do të japë maksimumin. Fusha më duket e njëjtë gjithandej. Kemi shmangur udhëtimin, kjo është e rëndësishme. Jemi të gjithë të shëndetshëm. Presim që të bëjmë më të mirën. 90-minutëshi do të tregojë disnivelet, që janë në letër, “transfermarket” dhe histori.

Kur thuhet që është ekip i fortë, nga fillimi deri në fund ka pika të forta. Do të provojmë edhe t’i ngacmojmë. Të shohin sa në gjendje do të jemi t’i zëmë në befasi gjermanët. I kemi mundësitë të bëjmë më të mirën. Më e mira do të jetë një ogur për kampionatin. Nuk e kam idenë si do të shkojë loja. Grupi ka dëshirë për të bërë një ndeshje të mirë. Kjo është e rëndësishme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëmm, janë 90 minuta. Secili të bëjë kilometrat që i takon.

Dihet që do të kemi ekip shumë të fortë përballë, ndaj duhet të jemi vigjilentë gjatë gjithë kohës. Është një marrëveshje mes lojtarëve dhe klubeve. Jo gjithmonë ëndrrat bëhen realitet. Jemi në rrugën e duhur. Lojtarët që kanë ardhur janë me pëlqimin tim. Dua që të formohet një ansambël i mirë dhe në fund të triumfojmë në mënyrën më të mirë, duke shfaqur dhe vlera”.

Gjendja e ekipit – “Obanor është 100% në stërvitje. Ka qenë kohë e shkurtër. Jemi munduar t’i shërbejmë kësaj ndeshjeje. Një pjesë e madhe një javë pushim kanë bërë. Rroca ka 2 ditë që i është bashkuar grupit, është 100% dhe ka dëshirën e madhe të japë kontribut. Penalltitë i përdorim, në çdo seancë stërvitore e mbyllin me penallti. Nuk është se e mendojmë shumë, por uroj që gjërat të shkojnë mirë”.

Pritshmëritë – “Ndonjëherë krijohen edhe ngërçe, kjo ndeshje nuk ka asnjë lloj presioni negativ. Jemi gati për t’u përballuar me fatin dhe shortin tonë. Është shumë e rëndësishme, që të gjithë të japin maksimumin. Është 2 herë kënaqësi në qoftë se dikush pëlqehet, edhe klubi ka interes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit