Kukësi zhgënjen në Gjirokastër, Luftëtari ndalet nga… arbitri! (VIDEO)

22 Janar 2020
16:05
back button

Kukësi ka zhgënjyer pritshmëritë, teksa është ndalur në një barazim pa gola ndaj Luftëtarit. Këta të fundit duhen komplimentuar jo pak për sfidën dhe lojën që kanë zhvilluar. Një ndeshje me shumë raste të humbura, por edhe të diskutueshme, si ai i minutës së 36-të. Padyshim, episodi i më i rëndësishëm i takimit, ku Luftëtari protestoi jo pak. Vendasit arritën të gjenin rrugën e rrjetës, por në mënyrë krejtësisht të çuditshme, gjyqtari anësor anuloi gjithçka për një faull ndaj Obanor. 

Pavarësisht protestave të shumta, loja vijoi normalisht, me golin që u anulua. Pjesa e dytë pa Kukësin më këmbëngulës, por shumë pak konkret para portës. Rasti më flagrant i miqve ishte traversa e Ethemit, i cili me një goditje të bukur nga jashtë zone stampoi topin në traversën e vendasve. Nga ana tjetër, Luftëtari humbi jo pak raste, ku spikat mundësia e sulmuesit Oshafi. Gjithsesi, pavarësisht rasteve, dy ekipet u ndanë në barazim pa gola. Hap fals për Kukësin, që i jep mundësi Bylisit t’i marrë kryesimin e renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit