Kukësi zyrtarizon “divorcin”, mesfushori i talentuar del lojtar i lirë

7 Janar 2019
9:31
Alfred Lleshi
back button

Dihej, por tashmë është zyrtare. Kukësi dhe Donjet Shkodra janë “divorcuar”. Kësisoji, një lojtar mjaft cilësor, që ka luajtur me disa skuadra në Kategorinë Superiore, është i lirë. 

Klubet e interesuara, ndër të cilat më shumë Tirana, kanë rastin të përforcojnë veten me mesfushorin. Nënkampionët e vendit, përmes një njoftimi, kanë bërë me dije: 

“Donjet Shkodra, zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së FK Kukësit. Marrëveshja mes klubit tonë dhe kosovarit ka përfunduar.

29-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës sonë gjatë sezonit të kaluar, është aktivizuar në 46 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 3 gola.

FK Kukësi e falënderon Donjet Shkodrën për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit