“Kukësit i lamë gjysmën e fushës”, Shkëmbi: Këta lojtarë do na çojnë në Europë!

28 Prill 2019
18:25
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi analizoi ndeshjen e Teutës së tij me Kukësin, që përfundoi në barazim 0-0, në një prononcim për “Supersport”.

Rezultati – “Ishte pozitiv, bëmë një lojë të mirë. Kukësi pati mundësi për të shënuar, por edhe ne po ashtu. Pashë një ekip, ku është kthyer besimi dhe kjo është pozitive për Teutën."

Europa – “Një barazim me Kukësin në fushë kundërshtare duhet ta shohim si diçka pozitive. Kemi një javë kohë, ndeshjet sa vijnë e rrallohen, por duhet të fitojmë patjetër.”

10 ndeshje 1 fitore – “Kemi bërë shumë mirë para këtyre 10 ndeshjeve dhe kundërshtarët nuk kanë bërë mirë në këto 10 ndeshje. Ata kanë lënë pikë. Ky kampionat nuk ka diferenca dhe gara bëhet më e fortë, në kuptimin që edhe nëse humbet pikë, sërish je aty. Prandaj deri në fund duhet dhënë maksimumi dhe të arrijmë objektivin Europë”. ”

Sulmi bën pak – “Mendoj se sulmi jonë ka bërë mirë, pavarësisht që kemi disa ndeshje, por mendoj se si skuadër kemi bërë shumë gabime. Si skuadër nuk kemi mbrojtur dhe sulmuar mirë. Nuk dua t’i vë faj askujt. Të tre repartet nuk kanë qenë në formën më të mirë.”

Kritikat, vetëm Hidi reflektoi – “Kam parë reflektim si janë sjellë, me ata që kam folur pas atyre ndeshjeve jo të mira. Sot, ishte një dëshira e imja, që t’i lejonim Kukësit hapësirë, që të ndryshojmë mënyrën si kemi luajtur në ndeshjet e tjera. I lamë gjysmën e fushës kundërshtarit dhe ishte mendimi im. Hidi është kthyer në formën më të mirë, dhe lojtarët e tjerë do kthehen në formën më të mirë dhe lojtarët me eksperiencë do jenë ato që do tërheqin vagonin për në Europë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit