Kukësit i rikthehen dy titullarë, Gjoka luan sezonin ndaj Skënderbeut

6 Maj 2019
11:14
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi do të luajë të gjithë sezonin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Korçë ndaj Skënderbeut. Takimin e parë e kanë fituar me rezultatin 2-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Të dy ekipet janë jashtë objektivave nga kampionati, prandaj shohin Kupën si shpëtimin e vetëm të sezonit. 

Trajneri Ernest Gjoka ka besimin e presidentit Safet Gjici, por e di mjaft mirë se duhet të ngrejë drejt qiellit trofeun e dytë për nga rëndësia. Në takimin ndaj korçarëve, tekniku i Kukësit ka dy rikthime të rëndësishme. I pari është kapiteni Ylli Shameti që mund ta nisë nga minuta e parë dhe të sakrifikojë, ndërsa i dytë është Valdet Rama. 

Mbrojtja ka qenë e arnuar në ndeshjet e fundit, ndërsa duket se gjirokastriti do të sakrifikojë dhe pse nuk është në 100% e tij. Rama ka patur gjithashtu probleme dhe u mendua se do të mbyllte sezonin. Sulmuesi mund të grumbullohet, por nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë apo do ta nisë nga stoli. E rëndësishme për Gjokën është se do të ketë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit