“Kulusevski duhet të largohet nga Juventus nëse gjërat s’ndryshojnë. Ibra? S’kam parë kurrë një gjë të tillë”

17 Shtator 2021
14:02
Denis Hakanaj
back button

Sven-Goran Eriksson, ish-trajner, ka folur në lidhje me dy bashkëkombësit e tij që luajnë në Serinë A: Dejan Kulusevski e Zlatan Ibrahimovic.

“Kulusevski ka një talent të madh dhe mund t’i zgjidhë ndeshjet e vetëm, është shumë e çuditshme që nuk është titullar”, ka thënë Eriksson për The Italian Football Podcast në lidhje me yllin e Juventus.

“Nuk besoj se duhet të largohet nga Juve sot, por do të duhet ta marrë këtë vendim nëse do të vazhdojë të qëndrojë në stol. Dejan duhet të luajë me vazhdimësi për moshën që ka, edhe për Kombëtaren. Përndryshe nuk do të bëhet kurrë lojtari që të gjithë shpresojmë të bëhet”.

Nga një lojtar i ri te një më ekspert: “Ibra? Nuk arrij të mbaj mend një futbollist në gjendje të luajë në një nivel kaq të lartë në moshën 40 vjeç. I vetmi që më vjen në mendje është Dino Zoff, por ai ishte portier dhe Ibra është një sulmues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit