“Kumbulla është gati”, – trajneri i Veronës skanon shqiptarin

31 Korrik 2020
15:30
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij. Trajneri i Hellas Veronës, Ivan Juriç, foli në lidhje me të ardhmen e shqiptarit dhe mendon se do të përshtatet mjaft mirë dhe në klube të mëdha në Itali.

“Kumbulla është gati për të luajtur me një skuadër të madhe, megjithatë unë do të doja të qëndronte këtu edhe për një vit tjetër. Më pëlqen shumë”, – tha trajneri kroat.

Gjasat janë që Verona ta shesë mbrojtësin e ri në verë, pasi Interi dhe Lazio e duan me patjetër në skuadër futbollistin. Drejtori Igli Tare dhe Beppe Marotta kanë nisur luftën e shahut për të bindur shtatlartin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit