Kumbulla i hap rrugën përmbysjes së Roma-s, verdhekuqtë sfidojnë Inter-in në çerekfinalen e Kupës (Video)

20 Janar 2022
22:57
Denis Hakanaj
back button

Roma ka mundur 3-1 Leçe-n e Kastriot Dermaku-t dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Gjithçka ka nisur mirë për ekipin e Serisë B në Olimpico, pas golit të shënuar nga Calabresi në minutën e 14-të.

Kundërpërgjigjja e verdhekuqve ka ardhur në minutën e 40-të me golin e barazimit të Marash Kumbullës.

Në të 54-ën ka ardhur goli i përmbysjes me Abraham, ndërsa situata është përkeqësuar për miqtë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë ngë Gargilo në minutën e 62-të.

Shomurodov ka fiksuar shifrat në 3-1 në minutën e 81-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit