Kumbulla me paterica, mesazh të veçantë tifozëve të Romës pas përfundimit të sezonit

6 Qershor 2023
10:38
Telesport
back button

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Romës, Marash Kumbulla, nuk luan prej dy muajsh, që kur pësoi një dëmtim në një ndeshje të Seria A. dëmtim që detyroi mbrojtësin 23-vjeçar të operohet. Këstë sezon, Kumbullua ka luajtur në total vetëm 12 ndeshje me Romën, duke shënuar edhe 1 gol.

Pas përfundimit të sezonit, ai ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen. “Edhe një herë tjetër duhet t’ju falënderojmë për dashurinë që keni treguar. Jeni unikë”, shkruan Marash Kumbulla në “Twitter”. Mbrojtësi shpreson të jetë gati për sezonin e ri.

Gjithnjë e keni shprehur mbështetjen për mua dhe skuadrësn përgjatë këtij udhëtimi të gjatë. Do të rishihemi sezonin tjetër dhe gjithnjë Forca Roma përgjithnjë”, shprehet mbrojtësi kuqezi, duke postuar edhe një foto teksa qëndron me paterica.

Pas ardhjes së trajnerit Jose Mourinho te Roma, mbrojtësi kuqezi nuk ka gjetur shumë hapësira, sidomos këtë sezon, ku ka luajtur vetëm 7 ndeshje në kampionat. Lojtari shqiptar ka një kontratë deri në vitin 2025 me Romën. Ai ishte me skuadrën në Hungari fundjavën e kaluar, në finalen e Europa League.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit