Kumbulla një hap larg Lazios, Interi i prish punë

7 Korrik 2020
17:44
Eraldo Harlicaj
back button

Marash Kumbulla ka futur në sherr ekipin e Lazios dhe Interit. Mbrojtësi i Shqipërisë pëlqehet nga të dy klubet dhe gara për të është e fortë.

Drejtori Igli Tare e do me patjetër në skuadër, madje ka rritur ofertën për të deri në 20 milionë euro plus një lojtar. Verona pëlqen Andre Anderson dhe me shumë mundësi marrëveshja do të arrihet.

Interi në krahun tjetër ende nuk është dorëzuar për lojtarin. Zikaltrit po monitorojnë me kujdes situatën dhe po presin momentin për të sulmuar. Kumbulla pret me qetësi se ku do të luajë sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit