Kumbulla peng i Veronës, klubi jep ultimatum për Interin e Lazion

30 Qershor 2020
18:40
Eraldo Harlicaj
back button

Hellas Verona nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa prej 30 milionë eurosh për Marash Kumbullën. Drejtuesit e klubit italian kanë bërë me dije se nuk ka asnjë të re për të ardhmen e shqiptarit.

Lazio ka ofruar 20 milionë euro plus një lojtar për të çuar në total shifrën e 26 milionë eurove, por që nuk është pranuar. Interi po ashtu ka ofruar 18 milionë euro dhe Salcedon, por sërish është refuzuar.

Presidenti Setti kërkon 30 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të lëkundet. Ai e di se ka verën para, prandaj mund të luajë me çmimin për lojtarin. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedat mes palëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit