Kumbulla: Shqiptarët do të bëjnë tifo për ne, ju tregoj raportin e Mourinho

21 Maj 2022
8:33
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla foli për DAZN mbi pritshmëritë për finalen e “Conference League”, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj.

“Jam shumë i emocionuar, – tha ai. – Kur të arrijmë në Tiranë do të jetë mirë të luajmë aty ku unë zakonisht luaj për kombëtaren.

Në Shqipëri do të bëjnë tifo për ne. Shqiptarët janë njerëz pasionantë dhe të ngrohtë. Mbështetësit atje ngjajnë me ata të Romës. Tifozët verdhekuq do të ndihen si në shtëpi”.

Kur u pyet për marrëdhënien e tij me shokët e skuadrës në qendër të mbrojtjes së Romës, shqiptari shtoi: “Ne jemi shumë të bashkuar, e kuptojmë pse luajmë në të njëjtin rol dhe kur dikush ka një moment të vështirë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të tre qendërmbrojtësit”.

Disa fjalë edhe për raportin e tij me Mourinho: “Kalojmë mirë. Ai është shumë i mirë me të gjithë dhe bën shaka kur fiton. Kur humbasim është më mirë të mos flasim me të.

Jose është një person i drejtpërdrejtë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai jua thotë drejtpërdrejt. Ai ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të gjithë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit