Kumbulla te Roma, është e kryer. Shqiptari firmos sot, ja detajet e kontratës

16 Shtator 2020
8:54
Alfred Lleshi
back button

Pas largimit të Kolarov dhe disa vështirësive për të siguruar Smalling, Roma bën goditje të rëndësishme në mbrojtje. Marash Kumbulla po vjen nga Verona. Shqiptari shte zbulimi kryesor i sezonit të kaluar në Serie A.

Siç ju thamë dje, negociatat midis dy klubeve tani janë mbyllur me sukses, por pritej vetëm “OK” i Kumbullës, për të kompletuar krejt transferimin. Siç raportohet nga “Sky Sport”, konfirmimi i lojtarit tani ka ardhur dhe negociatat mund të konsiderohen të përfunduara.

Sot, mbrojtësi shqiptar do të jetë në kryeqytet për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 (me 1.5 milionë euro, plus bonuse në sezon). Nga ana tjetër, midis Romës dhe Veronës gjithçka ishte dakorduar dje mbi bazën e një huazimi me detyrim blerjeje përfundimtare për 30 milionë euro.

I ndjekur nga Interi dhe Lazio në muajt e fundit, Kumbulla pas sezonit të shkëlqyeshëm me Verona do të rinisë nga kryeqyteti, me fanellën verdhekuq, për të konfirmuar gjërat e mira të treguara me Ivan Juric në stol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit