Kumbulla vlen 30 mln euro, por paguhet 4 mijë euro në muaj! Afron rinovimi me shifra të tjera

14 Korrik 2020
19:31
Telesport

Numrat dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr sytë e shumë skuadrave “big” në Itali dhe jo vetëm. Marash Kumbulla është “xhevahiri” i Veronas që pasi ka shitur Rrahmani dhe Amrabat, po e mban fort mbrojtësin e talentuar shqiptar, që në buxhetin e klubit kushton vetëm 50 mijë euro në vit!

Kumbulla in attesa: Inter, Lazio e Juve, le mosse che bloccano l ...
Nuk është shaka, por rroga e futbollistit 20-vjeçar, ndër më të varfërit e Serie A. Kjo pasi Kumbulla vjen nga ekipet zinxhir dhe normalisht që modifikimi i kontratës nuk mund të vinte menjëherë.

Kumbulla fiton 4 mijë euro në muaj dhe për këtë arsye klubi verdheblu këto ditë ka kontaktuar agjentin e tij për të diskutuar rinovimin e kontratës që skadon në qershor të vitit 2022.

Pritet që rroga e tij thuajse të dhjetëfishohet, pra duke prekur 500 mijë eurot në vit, në mënyrë që edhe lojtari të jetë i kënaqur dhe që të mos nxitohen në merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit