Kundër-oferta e ‘çmendur’ e Tottenham: “Duam €50 mln plus Modric!”

22 Prill 2019
21:30
back button

Me situatën në evolucion të vazhdueshëm, një emër që mund të nxehë merkaton verore europiane mbetet ai i fituesit të “Topit të Artë”, Luka Modric. Kroati mbetet një profil shumë i përfolur. Me një verë vonesë, në këtë merkato të ardhshme mund të largohet vërtetë nga Real Madrid.

Nëse në 2018, Modric konsiderohej i pashitshëm nga presidenti Florentino Perez, që asaj kohe madje kërcënoi me denoncim te FIFA kundër Inter, të interesuar për blerjen e kroatit, tashmë statusi i mesfushorit është rrënjësisht i ndryshuar. Aq sa në Spanjë, zërat mbi lamtumirën e tij nga Los Blancos bëhen gjithmonë e më të zhurmshëm.

Aludimet më të fundit madje flasin për një rikthim të mundshëm të Modric te Tottenham, klubi anglez prej nga ku Real Madrid bleu kroatin në vitin 2012. Në fakt, Perez, ka bërë më shumë se një tentativë në orët e fundit për të “rrëmbyer” Christian Eriksen, liderin e mesfushës së “Spurs-ave”, prej kohësh i parapëlqyeri i presidentit të Los Blancos.

Të njëjtat burime konfirmojnë se interesimi i kreut të Real Madrid ka hasur në kundër-ofertën e drejtuesve të Tottenham. Këta të fundit kanë kërkuar në këmbim të Eriksen plot 50 milionë euro plus Modric. Një ofertë e konsideruar e çmendur nga numri 1 i madrilenëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit